![Syri i Sheganit nen rikonstruksion, hapet tenderi, pista druri dhe kende lojerash Syri i Sheganit nen rikonstruksion, hapet tenderi, pista druri dhe kende lojerash](images/news/syri-sheganit... tender.jpg)
Protestat me te medha ndezin Kinen, studentet refuzojne masat anti-Covid
Protestat kundër politikës “zero-Covid” të Presidentit Xi Jinping tronditën Kinën nga Pekini në Shangai ditën e djeshme.
Për herë të parë në më shumë se 30 vjet, studentë demonstrues vërshuan në mjediset e dy universiteteve në Pekin teksa turmat në Shangai brohorisnin “poshtë Partia Komuniste Kineze” dhe kërkuan hapur largimin e presidentit Xi.
Qindra protestues dhe policë u përleshën në Shangai, me shumë që tundnin fletët e bardha në një protestë simbolike kundër censurës.
Disa protestues u treguan të guximshëm për të shpjeguar veprimet e tyre: “Nëse nuk guxojmë të flasim sepse kemi frikë se na burgosin, mendoj se njerëzit tanë do të zhgënjehen nga ne,” tha një studente në një video që është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale.
Studentët kanë qenë ndër ata që janë prekur më keq nga tre vjet kufizime e bllokimit që synojnë çrrënjosjen e Covid-19 në Kinë, ku shumë prej tyre kanë kaluar pjesën më të madhe të viteve të fundit në izolim.
Kombi kinez është lodhur dhe stresuar nga masat e parandalimit dhe kontrollit të Covid në vend, të cilat përfshijnë teste të shpeshta PCR dhe bllokime të papritura të lëvizjes së qytetarëve,
ndërsa ky zhgënjim kaloi në zemërim pas vdekjes së dhjetë personave të bllokuar në një zjarr në qytetin Urumqi, në rajonin Xinjang ku banorët janë përballur me një bllokim prej më shumë se tre muajsh.
Vdekjet e tyre u fajësuan gjerësisht te masat e kontrollit që bllokuan rrugët e arratisjes dhe penguan përpjekjet e shpëtimit. Publiku i gjerë u nervozua më tej pasi një drejtues lokal i zjarrfikësve fajësoi viktimat, duke thënë se “mundësia e disa banorëve për të shpëtuar ishte shumë e ulët”.
Protestuesit në një zonë tjetër në qytet brohoritën: “Jo gënjeshtra por dinjitet, jo revolucion kulturor por reforma, pa lider por me fletë votimi, jo skllevër por qytetarë!”
Qindra policë u përballën me grupet e protestuesve duke shpërndarë me dhunë turmat me gaz lotsjellës dhe duke shoqëruar disa njerëz.
Në qytetin jugperëndimor të Chengdu, protestuesit u mblodhën për të kërkuar heqjen përfundimtare të testeve PCR. “Jo mbyllje, por liri,” brohoritën ata. “Ne duam të shkojmë në punë. Ne duam të shkojmë në shkollë”.
Protesta të ngjashme janë raportuar gjithashtu në qytetin veriperëndimor të Xian, në qytetin jugor të Haikou, në qytetin qendror të Wuhan dhe në qytetin lindor të Hangzhou,
ndërsa raportohet se këto tubime janë më të mëdhatë që nga 4 qershori 1989, kur qindra studentë dhe banorë u vranë kur forcat kineze hapën zjarr ndaj protestuesve të paarmatosur pro-demokracisë në sheshin Tiananmen, teksa numri i saktë i viktimave nuk është konfirmuar kurrë.
Ditët e fundit, postimet që vënë në pikëpyetje politikën zero të vendit për Covid-in janë përhapur në mediat sociale, si dhe pjesë video të protestave, megjithëse ato janë hequr shpejt,
duke bërë që demonstruesit në rrugë të denoncojnë censurën, teksa protestat u zhvilluan në 53 universitete në të gjithë vendin, sipas videove me burim nga turma./Burimi: BalkanWeb
Më të lexuarat
![Syri i Sheganit nen rikonstruksion, hapet tenderi, pista druri dhe kende lojerash Syri i Sheganit nen rikonstruksion, hapet tenderi, pista druri dhe kende lojerash](images/news/syri-sheganit... tender.jpg)
![Hamasi pranon rezoluten e OKB per armepushimin, gati per te negociuar detajet Hamasi pranon rezoluten e OKB per armepushimin, gati per te negociuar detajet](images/news/armepushim ne gaza gatii.jpg)
![Parlamenti i ri Evropian pritet te vazhdoje mbeshtetjen per zgjerimin e BE Parlamenti i ri Evropian pritet te vazhdoje mbeshtetjen per zgjerimin e BE](images/news/parlament eurpian i ri.jpg)
![Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet](images/news/kontrollt ne plazhe subjekte.jpg)
![Media franceze: Zbuloni Shqiperine destinacionin ideal per pushime unike dhe ekzotike Media franceze: Zbuloni Shqiperine destinacionin ideal per pushime unike dhe ekzotike](images/news/promovimi revista franceze per al.jpeg)
![Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme](images/news/kredite me problem ee rritje nga euro.jpg)
![Investimet e huaja shenojne tjeter rekord, dominojne pasurite e paluajtshme Investimet e huaja shenojne tjeter rekord, dominojne pasurite e paluajtshme](images/news/investime pasuri te huaja.jpg)
![Euro ra ne nivele rekord, por ne Shqiperi ka hyre me pak valute ne T I Euro ra ne nivele rekord, por ne Shqiperi ka hyre me pak valute ne T I](images/news/renia e euros zrtarishtt].jpg)
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)